Rikthehet Kupa e Shqipërisë, takimi Vllaznia-Flamurtari live në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love

Rikthehet në mesjavë Kupa e Shqipërisë, që do të luajë ndeshjet e kthimit të turit të parë. Dy sfida të këtij turi do të luhen nesër në orën 14:00, ndërsa takimet e tjera do të luhen të mërkurën në të njëjtën orë (14:00).

Skuadrat e Superiores arritën që të merrnin rezultate pozitive në sfidat e para me përjashtim të Partizanit dhe Vllaznisë, që kanë lënë pezull çështjen e kualifikimit.

“Të kuqtë” barazuan pa gola përballë Orikut në kompleksin e ri dhe tashmë duhet të luftojnë për të siguruar kualifikimin në ndeshjen e kthimit.

Në një situatë më të vështirë ndodhen shkodranët, që u mposhtën në Vlorë 2-1 nga Flamurtari në ndeshjen e parë. Djemtë e Josës do të synojnë përmbysjen në “Loro Boriçi” të mërkurën.

Pikërisht këtë takim, që është edhe më interesanti i këtij turi të Kupës së Shqipërisë, mund ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. / Oversport.tv

GRUPI A

Nesër, 11 tetor

Bylis – Pogradeci (3-0), ora 14:00

Tërbuni – Lushnja (0-2), ora 14:00

E mërkurë, 12 tetor

Tirana – Veleçiku (3-0), ora 14:00

Oriku – Partizani (0-0), ora 14:00

Vllaznia – Flamurtari (1-2), ora 14:00

Vora – Kastrioti (0-1), ora 14:00

Dinamo – Butrinti (1-0), ora 14:00

Korabi – Besa (1-1), ora 14:00

GRUPI B

E mërkurë, 12 tetor

Laçi – Devolli (2-0), ora 14:00

Kukësi – Labëria (3-0), ora 14:00

Teuta – Luzi 2008 (0-0), ora 14:00

Egnatia – Shkumbini (3-0), ora 14:00

Skënderbeu – Maliqi (5-1), ora 14:00

Erzeni – Turbina (2-1), ora 14:00

Apolonia – Besëlidhja (1-0), ora 14:00

Tomori – Burreli (1-2), ora 14:00

You may also like