Rikthehet Champions: Një finale e parakohshme në Paris, City luan në Lisbonë

by admin
Spread the love

PSG dhe Reali i Madridit do të përballen në një finale të parakohshme në sfidën e parë të 1/8-ve të finales së Champions League ditën e sotme në “Parc des Princes” në orën 21:00.

Kompeticioni më i rëndësishëm europian nis fazën e tij më interesante me një superndeshje, pasi përballë qëndrojnë dy nga skuadrat më të mira të kontinentit, që pretendojnë të fitojnë trofeun e lakmuar.

Mauricio Pochettino pritet që të hedhë në fushë formacionin e tij më të mirë, pasi Neymar është rikuperuar plotësisht dhe është i gatshëm ti bashkohet Messit dhe Mbappesë në treshen e sulmit.

Ramos nuk do të luajë kundër ish-skuadrës së tij sepse është i dëmtuar, po ashtu edhe Herrera.

Miqtë nga Madridi janë rekordmenët e këtij turneu dhe synojnë që ti shkojnë deri në fund këtij kompeticioni edhe këtë sezon. Benzema është dyshimi i vetëm i teknikut Ancelotti në transfertën e sotme në Paris.

Formacionet e mundshme:

PSG: Navas; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Nuno Mendes; Danilo, Paredes, Verratti; Di María, Messi, Mbappé

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Éder Militão, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modrić; Asensio, Benzema, Vinícius Júnior

Ndeshja tjetër e ditës së sotme është përballja Sporting Lisbonë-Manchester City. Të besuarit e Guardiolës janë favoritë për të kaluar në çerekfinale në këtë përballje të dyfishtë, por në Champions League nuk ka asgjë të sigurtë, pasi ky turne ka treguar se di të dhurojë surpriza të mëdha.

Formacionet e mundshme:

Sporting: Adán; Inácio, Coates, Feddal; Pedro Porro, João Palhinha, Matheus Nunes, Matheus Reis; Sarabia, Paulinho, Pedro Gonçalves

Manchester City: Ederson; Stones, Rúben Dias, Laporte, João Cancelo; De Bruyne, Rodri, Bernardo Silva; Mahrez, Foden, Sterling

You may also like