Rikthehen ndeshjet e dyta çerekfinale në Ligën e Kampionëve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Liga e Kampionëve do të vazhdojë në këtë javë me ndeshjet kthyese në fazën e çerekfinales.

Përballjet e para ishin tejet befasuese, derisa sollën rezultate që pak kush mund ta ketë pritur.

Real Madridi e fitoi ballafaqimin e parë ndaj Chelseat me rezultat 3-1, derisa Karim Benzema realizoi het-trik të lehtë, falë disa gabimeve nga The Blues.

Ndeshja e dytë zhvillohet sonte në stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe do të përcaktohet se kush kalon në gjysmëfinale.

Një tjetër sfidë interesante ishte edhe ajo në mes të Bayern Munichut dhe Villarealit, me këta të fundit që fituan 1-0 në Spanjë.

Por, Bavrezët pritet që ta përmbysin rezultatin edhe pse skuadra nga La Liga nuk është lehtë e befasueshme.

Kujtojmë se të dy takimet luhen nga ora 21:00.

You may also like