Rihapet debati Semi-Ilir, kujt i jep të drejtë Donaldi sot?

by admin
Spread the love

Pasditen e sotme “Vëllai i Madh” ka vendosur që banorët të diskutojnë disa prej ngjarjeve më të përfolura në shtëpi. Atyre u janë paraqitur temat nëpërmjet klipeve për të cilat duhet të ndahen në dy grupe, ata që janë pro edhe ata që janë kundër. Një ndër temat rreth të cilave u fol ishte debati Semi-Ilir. 

Një pjesë e madhe e publikut ishte kurioz se çfarë qëndrimi ka Donaldi sot lidhur me këtë debat. Ai jo vetëm që është pozicionuar pro Semit por e ka mbrojtur atë siç ka bërë gjithmonë teksa Ilirin e ka konsideruar lojtar.

“Dy javët e para nuk kanë qenë fantastike për të gjithë, Iliri është lojtar dhe të vetimit njerëz që kemi qenë të afërt nga jashtë kemi qenë unë dhe Semi dhe ajo ishte një gjë shumë e vogël për tu bërë aq e madhe. Dy javët e para ishin për të treguar kush ishte lideri i shtëpisë. Ti fillove të gatuaje, të merrje pranë Sabianin, Monikën, Arjolën. Ishin lëvizjet e para të tua si një lojtar që ”,-tha Donaldi.

Pjesë e debatit u bënë edhe banorë të tjerë si Antonela e cila i është drejtuar Ilirit duke i thënë se askush si ai nuk krijon drama në këtë shtëpi. Po ashtu, edhe Beniada tha se Iliri duhet të kishte pranuar faljen e Semit.

“Përpara Prime Semi dhe Donaldi nuk e kishin kupuar që Iliri ishte ofenduar realisht se atë gishtin Semi e ka bërë disa herë edhe me mua por Iliri në momentin që nuk ja ka dhënë asnjëherë atë koefidencën nuk ja ka pranuar. Nëse Donaldi nuk do e kishte mbrojtur Semin në Prime unë jam e sigurt që nuk do të kishte vazhduar kaq shumë kjo gjë”,-tha Beniada mes të tjerash.

Kujtojmë se debati mes nisi kur Semi i drejtoi gishtin e mesit Ilirit, i cili nuk e toleroi këtë veprim, madje nuk i pranoi as faljen. Semi nga ana tjetër akuzoi Iliri se e ka tepruar disa herë me batutat kunddrejt saj. Pjesë e debatit të tyre u bë edhe Donaldi që mbajti anën e Semit dhe që nga ai moment ai dhe Iliri u kthyen në dy ‘rivalë’ brenda shtëpisë.


You may also like