Rihanna e ka bërë botën ta shohë ndryshe shtatzëninë dhe barkun e rrumbullakosur të grave gjatë pritjes së ëmbël. Që në momentin e parë kur i tha botës se pret fëmijën e parë, Rihanna kudo e ka treguar barkun e saj hapur fare dhe veshjet kanë qenë gjithmonë me barkun zbuluar.
Nga daljet publike ku fotografitë e saj, sigurohen nga paparacët dhe bëjnë xhiron e botës, e deri tek postimet e vet këngëtares, barku përherë merr vëmendje, sado e shtrenjtë të jetë veshja.
Sot ajo ka publikuar prapë një album fotosh dhe ja tek keni evolucionin e pritjes së ëmbël të Rihannas. Ajo shfaqet me një palë paliçeta në ngjyrë blu, prerja e të cilave tregon barkun e saj dhe sipër ka hedhur një xhup të hollë e të gjatë, në ngjyrë jeshile ushtarake. Syzet e diellit dhe takat i ka kombinuar me ngjyrat e veshjes.
Sado e ka promovuar këtë stil veshjeje, duket pak e vështirë që të shohim kudo gra që vishen si ajo, por në radhët e personazheve publikë që guximi i dallon mga masa, me siguri Rihanna do kthehet në muzë frymëzimi./revistawho.com
Related
!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?
n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;
n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;
t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,
document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');
fbq('init', '940640112677265');
fbq('track', "PageView");