Rihanna mahnit në daljen e saj të parë pas njoftimit të shtatzënisë

by admin
Spread the love

Rihanna i mahniti të pranishmit me barkun e saj të rumbullakosur në një bluzë të veçantë, pasi ajo u pa për herë të parë që kur njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë me ASAP Rocky.

33-vjeçarja zbuloi se është duke shijar shtatzëninë e saj të parë në fotot e bëra së fundmi në Harlem. Mediat sociale shpërthyen kur ajo dha lajmin për shtatzëninë e saj në një fotosesion në New York javën e kaluar.

Në fotot, të shpërndara nga MailOnline, Rihanna dukej e shkëlqyeshme me veshje të dukshme. Ajo tregoi barkun e saj të rumbullakosur në një pjesë të sipërme me lidhëse dhe pantallona të çara me bel të ulët gjatë daljes së së dielës mbrëma.

Këngëtarja e hitit “Umbrella”, u sigurua se pamja e saj nuk ishte aspak e zakonshme, duke shtuar tutje syze dielli të zeza dhe varëse të gjata në qaf si aksesor.

Ndryshe, Rihanna dhe ASAP Rocky po planifikojnë të martohen në Barbados para lindjes së fëmijës së tyre.

 

 


You may also like