Riformatimi qeveritar jo i motivuar nga interesa partiake – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në Kuvend ka nisur diskutimi për propozimin për rikontruimin e kabinetit qeveritar. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sic njofton KlanM, në fjalimin e tij para deputetëve tha se vendimet e sotme për riformatimin qeveritar nuk janë të motivuara nga interesa të ngushta partiake.

“Për mua këto vendime nuk lidhen dhe nuk duhet të lidhen me dëshirat, motivet dhe kërkesat e asnjë udhëheqësie partiake dhe menjëherë dua të saktësoj se sot ne marrim vendime nëse dhe si do të mbetemi në rrugën e vetme të venit. Nëse do të mbeteimi në rrugën e progresit ose sic duan një pjesë e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, të shtyejmë vendin drejt një krize dhe jostabiliteti të ri” – ka deklaruar Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kryeministri në Kuvend, sic percjell KlanM, tha se politika nuk është matematikë, por parime dhe përgjegjësi, duke drejtuar akuza ndaj VMRO-DPMNE-së dhe “Levicës” si “bllokues të rrugës evropiane të vendit”.

Kryeministri Kovaçevski, sic njofton KlanM, ka falënderuar Alternativën për bashkëpunimin e deritashëm dhe shprehu keqardhje që kjo parti brakstisi koalicionin qeverisës.

Kryeministri gjatë fjalimit të tij paralajmëroi edhe veting për të gjithë funksionarët./KlanMacedonia

You may also like