Ribery: Jam 39 vjeç, por ndihem si fëmijë, kam shumë uri për të fituar

by admin
Spread the love

Në moshën 39-vjeçare, Franck Ribery ndihet ende si një fëmijë dhe jeton ende për futbollin. Kështu është shprehur vetë sulmuesi francez që ka dhënë një intervistë për DAZN, pak ditë përpara ndeshjes së fundit ku Salernitana e tij po lufton për mbijetesë.

“Për të fituar nevojitet që të kesh uri. Salerno është një qytet i bukur, ku jetohet për futbollin. Përpara se të vija këtu kërkova informacione për Salernitanën dhe Salernon sepse nuk dija shumë.

Më pas kur arrita këtu, ngrohtësia e njerëzve më kujtoi Francën. Edhe pse kam fituar shumë në jetën time dhe jam 39 vjeç, ndihem ende si një fëmijë. Më pëlqen futbolli dhe jeton ende për këtë gjë”.

URIA QË NEVOJITET PËR TË FITUAR- “Pas 20 vitesh karrierë ti mund të ndjesh disa probleme. Por uria për të fituar, mentaliteti dhe pasioni qëndrojnë gjithmonë. Këtë ose e ke ose nuk e ke.

Kur luajmë ndeshje në stërvitje unë dua gjithmonë që të fitojë. Është gjëja më e rëndësishme. Kjo tregon se ke mentalitetin e duhur dhe uri për të fituar”. /oversport.tv

Foto: franckribery7, Instagram

You may also like