Rezultati i zgjedhjeve, kryetari i degës së PD në Athinë: Basha ka nevojë për burra e jo për pula

by admin
Spread the love

Kryetari i degës së PD në Athinë, Fatmir Gjoci i ka cilësuar zgjedhjet e 6 marsit si një kurth politik.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai thotë se Basha po kalon sulme të pabesa. Ai shton më tej, se kryetari i PD ka nevojë për “burra, e jo për pula”.

Postimi i Fatmir Gjocit:

“Kryetari i degës së PD, Athinë, Fatmir Gjoci

6 Marsi, kurrsesi nuk mund të konsiderohet si datë testimi lidhur me situatën politike në Shqipëri, por një kurth në momentet më të vështira që sot Lulzim Basha po kalon nga sulmet më të pabesa në histori!
Këtë e dimë të gjithë.

Lulzim Basha sot ka nevojë për burra dhe jo për pula!
U kënaqëm duke dëgjuar dorheqje e këshilla, por kurrë nuk po shohim të futen në betejë seriozishtë.
Nuk bëhesh i rëndësishëm duke kritikuar dhe goditur tjetrin në momente të vështira..
Mjaftë më me këshilla hilacakësh e burracakësh, mjaftë!!“-shkruan Gjoci.

You may also like