Rezultatet e para janë shumë pozitive për PDK-në

by admin
Spread the love

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një konferencë për media ka thënë se rezultatet e para janë shumë pozitive për PDK-në. Ajo ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës, që sot sipas saj dëshmuan kulturë të lartë demokratike e politike, duke votuar në mënyrën më të civilizuar për të ardhmen e komunave të tyre, njofton Klankosova.tv.

“Tani, të gjitha votat e qytetarëve ndodhen në kutitë e votimit dhe ftojmë të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit që të numërojnë saktë çdo vendvotim çdo votë. Sot ishte dita vendimtare për të ardhmen katër vjeçare të komunave.”, tha ajo.

Çitaku ka falënderuar gjithashtu zyrtarët përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve, Policinë e Kosovës dhe të gjithë personelin tjetër të angazhuar në këto zgjedhje.

“Tani presim konfirmimin zyrtar nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve.”, përfundoi ajo.

You may also like