Rexhaj: Gjendja e arsimit në Kosovë më e rëndë se gjendja e arsimtarëve

by admin
Spread the love

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit Xhavit Rexhaj, ka thënë se greva e mësimdhënësve nuk duhet të vazhdojë.

Rexhaj tha në Edicionin Special në Klan Kosova se gjendja në arsim është shumë më e rëndë se gjendja e arsimtarëve.

“Gjendja e arsimit në Kosovë sipas të gjitha analizave dhe vlerësimeve është shumë më e rëndë sesa gjendja e arsimtarëve. Prandaj, unë konsideroj se greva nuk duhet të vazhdojë”.

“Greva nuk do të duhej të vazhdonte. Por, që kjo të mos vazhdojë secili duhet ta kryejë punën e tij”.

Ai theksoi se qeveria do të duhej të ishte sindikatë e secilit prej mësimdhënësve.

“Qeveria do të duhej që pavarësisht raportet me sindikatat të ishte sindikatë e mësimdhënësve dhe të kuptojë gjendjen e tyre për shkak të inflacioni dhe mosrritjes së pagave për disa vite”.

“Qeveria do të duhej të reagonte në mënyrë që mësimi të mos ndërpritet për asnjë ditë më tutje”.

You may also like