Revolucioni nisi, IA hap një epokë të re për shkencën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg
Inteligjenca Artificiale e DeepMind ndërton strukturën 3D të të gjithë proteinave që ekzistojnë në botë

 

Inteligjenca Artificiale e zhvilluar nga DeepMind, shoqëri që i përket Alphabet dhe rrjedhimisht Google, për të ndërtuar me shpejtësi strukturën e proteinave, është gati që të ofrojë ndihmë thelbësore në botën e biologjisë.

Databaza e AlphaFold është pasuruar me 200 milionë struktura proteinike, që në fakt përfshijnë gjithë varietetin ekzistues në botë – kafshë, bimë, baktere dhe kërpudha.

Tani studiues nga i gjithë planeti mund të përfitojnë nga kjo sasi e madhe informacioni për të studiuar funksionimin e proteinave dhe ndërveprimet e tyre në proceset biologjike në të cilat ato përfshihen, pa pasur nevojën të rindërtojnë konfigurimet tredimensionalë ku përfshihen këta zinxhirë aminoacidesh.

Me teknikat tradicionale, ky proces normalisht mund të marrë edhe vite punë.

 

Modelim i shpejtë

AlphaFold u prezantua në fund të vitit 2020, pikërisht me synimin për të vënë në dispozicion të studiuesve strukturat proteinike të ndërtuara nëpërmjet machine leaning, në një hark kohor shumë të shkurtër.

Vetëm një vit më parë, DeepMind njoftoi se kishte hedhur në hartë të gjitha 20,000 proteinat e koduara nga ADN-ja njerëzore, duke publikuar të dhëna edhe për 20 specie të tjera.

Për të kuptuar shpejtësinë e progresit në modelimin 3D të strukturave proteinike mjafton të mendosh që një vit më parë, ishin të pranishme rreth një milion proteina, duke arritur në 200 milionë në këta 12 muaj.

Vitin e fundit, 500 mijë kërkues kanë akses në AlphaFold. Kjo shifër pritet të rritet në vitet e ardhshme.

 

 

Ndikimi në shkencë

Për momentin, kjo Inteligjencë Artificiale është dëshmuar të jetë një aleat i rëndësishëm për një shumëllojshmëri të madhe kërkimesh shkencore që kanë të bëjnë, për shembull, me trajtimin e sëmundjeve, mbi të gjitha malaries, studimin e rezistencës ndaj antibiotikëve të baktereve ose kërkimin e zgjidhjeve për degradimin e disa mbetjeve siç është plastika.

/ Corriere della Sera

You may also like