Revolucion te United/ Bayern ofron Choupo-Moting, por “Djajtë e Kuq” mendojnë vetëm për largimet

by admin
Spread the love

Javë revolucioni te Manchester United. “Djajtë e Kuq” po planifikon të bëjë revolucion në skuadër sa i përket largimeve.

Mediet britanike raportojnë se së fundmi, Bayern Munich ka ofruar Eric Choupo-Moting klubit anglez, por aktualisht United nuk është i hapur për afrimin e lojtarëve të rinj.

Objektivi i pronarëve të klubit anglez është ulja e pagave, duke filluar nga Casemiro, një nga lojtarët më të kushtueshëm në skuadër.

Ndërkohë sa u përket largimeve Anthony Martial është mes emrave që nuk do u rinovohet kontrata, me bashkëpunimin mes palëve që mbaron pas gjashtë muajve, nëse merr një ofertë të mirë United nuk do ta mendojë dy herë shitjen e kartonit të tij.


Top Channel

You may also like