Revolucion në Serie A: Finale për titullin, kur dy skuadra janë me pikë të barabarta

by admin
Spread the love

Kalendari i sezonit të ardhshëm të Serie A (që starton në 13 gusht 2022 dhe përfundon në 4 qershor 2023), që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo, do të zyrtarizohet në 24 qershor dhe në këtë edicion të ri të kampionatit italian mund të ketë disa ndryshime rrënjësore.

Në mbledhjen e fundit të këshillit të Lega Serie A klubet kanë vendosur që ti kërkojnë FIGC, që në rast se dy skuadrat mbyllin kampionatin në kuotë të barabartë pikësh, titulli të vendoset në një ndeshje shtesë.

Nuk kanë më vlerë takimet direkte dhe golavarazhi, por do të luhet një ndeshje shtesë për të vendosur titullin apo rënien nga kategoria. Për të vendosur skuadrat që do të kualifikohen në Kupat e Europës do të përdoren rregullat e vjetra.

Ashtu si sezonin e kaluar, kalendari do të vazhdojë të jetë asimetrik: faza e dytë do të jetë ndryshe nga ajo e parë. / Oversport.tv

You may also like