Revista franceze: Macroni e ka quajtur palaço Johnsonin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sipas raportimeve në Francë, presidenti francez, Emmanuel Macron, i është referuar kryeministrin britanik, Boris Johnson, me emrin “palaço” në një bisedë private.

Revista politike, “Le Canard enchaine” raportoi se Macroni ka thënë se kryeministri britanik e ka qëndrimin e një vulgari, shkruan The Guardian.

Ky raportim erdhi pasi presidenti francez u ankua për sjelljen e Johnsonit, pasi udhëheqësit biseduan me telefon pas përmbytjes së një barke me refugjatë në Kanalin Anglez, ku mbetën të vdekur dhjetëra njerëz.

Macroni u zemërua, pasi Johnsoni publikoi në internet një letër që ia kishte dërguar atij. “Fola dy ditë me parë me kryeministrin Johnson në mënyrë serioze. Për pjesën time, vazhdoj ta bëj këtë, siç bëj me të gjitha shtetet dhe udhëheqësit. Befasohem nga metodat, kur ato nuk janë serioze. Ne nuk komunikojmë mes udhëheqësve për këto çështje me postime në Twitter ose letra që i bëjmë publike”, tha presidenti francez.

Megjithatë, sipas revistës franceze, ai ka qenë edhe më i ashpër në biseda private, duke e cituar të ketë thënë: “BoJo flet me mua me shpejtësi të plotë, çdo gjë po shkon mirë, kemi diskutime si njerëz të mëdhenj dhe na jep kohëra të vështira para ose pas në mënyrë joelegante. Është gjithmonë cirku i njëjtë.”

Revista gjithashtu raportoi se Macroni për Johnsonin ka thënë: “Është pikëlluese të shohësh një shtet të rëndësishëm, me të cilin do të mund të bënim numër të madh të gjërave, duke u udhëhequr nga një palaço.”

“Po e pozicionon veten si viktimë dhe po e bën Francën fajtore. Ai përpiqet që situatat e thjeshta t’i shndërrojë në probleme të ndërlikuara. Ne kemi qenë në këtë pozicion nga marsi. Ai e ka bërë këtë për “luftën e sallamit”, për peshkimin, për çështjen e nëndetëseve”, raportohet të ketë thënë presidenti francez.

You may also like