Retorika e VMRO-DPMNE-së ka shkuar në azil – Shqip

by admin
Spread the love

Ndaj deklaratës së Nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, ka reaguar ASH-ja.

“Nikollovskit dhe të tjerëve si ai u bëjmë thirrje të kthjellen dhe të reflektojnë, sepse lideri i opozitës maqedonase sipas sondazheve të organizatës IRI është Nikolla Gruevski. Kjo ndodh me meritë të partisë së pareformuar në ideologji dhe menaxhmentin kadrovik të saj dhe kjo është turp për skenën politike maqedonase.

Ju jeni bashkëfajtor për izolimin e vendit për 10 vite duke bërë këtë vend të pajetueshëm dhe duke shpërngulur mbi 700.000 njerëz nga vendi.

Retorika e juaj per fat të mirë ka shkuar në azil dhe me këtë qasje ju mbeteni një faktor destabilizues për Maqedonië e Veriut.

Mos e ushqeni qytetarin maqedonas me poezi, por kërkoni ndihmë për të dalur nga balta në të cilën u ka zhytur Levica” – thuhet në reagimin e ASH-së.

You may also like