Reshje rekord në Francë! Disa zona shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

by admin
Spread the love

Përmbytjet e përhapura në Francën veriore dhe lindore kanë bërë që mijëra njerëz të evakuojnë shtëpitë e tyre të përmbytura nga uji, gjithashtu janë shembur rrugë dhe është bërë mbyllja e shkollave dhe ndërtesave publike.

Reshjet rekorde kanë bërë që lumenjtë të thyejnë brigjet e tyre, duke detyruar qeverinë të shpallë gjendjen zyrtare të jashtëzakonshme në qindra qytete dhe fshatra.

Një fond urgjence prej 50 milionë euro është ndarë për të ndihmuar autoritetet lokale të përballen me krizën. 80 milionë euro të tjera po përdoren për të ndihmuar fermerët në zonat më të prekura, njoftoi të mërkurën ministri i Bujqësisë, Marc Fesneau.

Shërbimi kombëtar i motit ‘Météo France’ tha se disa departamente mbetën në gatishmëri të lartë dhe parashikoi se mund të ketë më keq gjatë 24 orëve të ardhshme në Francën lindore.


Top Channel

You may also like