Reshje bore dhe shtrëngata shiu me temperatura nën zero, çfarë na sjell moti javën e ardhshme

by admin
Spread the love

Vendi ynë u ndikua sot nga kalimi i një fronti okluz meteorologjik shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe kontraste të forta termike, kjo situatë solli si rezultat reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme të shiut, kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore ndërsa reshjet e shiut do të vijojnë deri në fund të ditës.

Por si do të jetë java që presim përpara?

Edhe pse na ndajnë vetëm pak ditë nga stina e dimrit, ditët që presim përpara duken ditë “tipike” dimri.

Thënë kjo duke marrë parasysh parashikimet për reshje shiu, rënien e temperaturave si dhe reshjet e dëborës.


Për ditën e Hënë, moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura, si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Në relievet e larta malore reshje dëbore.

Për ditën e Martë dhe atë të Mërkurë, pritet përsëri kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik.

Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu, të cilat ditën e martë do të jenë të herëpashershme me intensitet mesatar dhe përgjatë ultësirës perëndimore, deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Ditën e Mërkurë reshjet me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Në relievet malore në lindje të territorit reshje dëbore.

Duke filluar nga dita e Enjte pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike.

Moti për këtë ditë parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme por të dobëta dhe lokale.

Për ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët por me rënie të temperaturave të cilat në relievet malore në lindje pritet të kapin vlerat negative.

You may also like