Reperi i njohur qëllohet me armë zjarri, vdes në moshën 28-vjeçare

by admin
Spread the love

Policia indiane po heton vrasjen e reperit një ditë pasi u qëllua për vdekje.

Shubhdeep Singh Sidhu, i njohur gjithashtu në mbarë botën me emrin e tij artistik Sidhu Moose Wala, u vra të dielën në mbrëmje teksa po voziste makinën e tij në Mansa, një lagje në shtetin Punjab të Indisë veriore. 28-vjeçari, u dërgua me urgjencë në spital ku u deklarua i vdekur.

Zyrtari më i lartë i policisë së shtetit Punjab, VK Bhawra, tha se hetimi fillestar ka zbuluar se vrasja ishte një rivalitet ndërmjet bandave.

Një ditë para sulmit, qeveria e Punjabit kishte tërhequr mbulimin e sigurisë për mbi 400 individë, duke përfshirë Moose Wala, në një përpjekje për të shtypur kulturën VIP, thanë mediat lokale.

Moose Wala filloi si tekst shkrues përpara se një këngë hit në 2017 të katapultonte karrierën e tij të këngës, duke e bërë atë të njohur në mesin e diasporës indiane dhe punxhabe në vende si Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja.


You may also like