Renditja e FIFA-s: Shqipëria e Kosova me “+”, Argjentina kalon Anglinë

by admin
Spread the love

FIFA ka publikuar renditjen muajit janar dhe Shqipëria e Kosova janë ngjitur. Kuqezinjtë janë përmirësuar në një vend dhe tani pozicionohen në vendin e 65-të.

Kosova nga ana tjetër ka ngjitur dy shkallë dhe tani pozicionohet në vendin e 109-të, pozicioni më i mirë i tyre në renditjen e FIFA.

Sa i takon pjesës së kreut, në treshën e parë nuk ka ndodhur asnjë ndryshim. Belgjika mbetet e para, e ndjekur nga Brazili dhe Franca, ndërkohë që Argjentina i ka marrë vendin e katërt Anglisë që zbret një pozicion më poshtë.

Më pas deri në vendin e dhjetë nuk ka asnjë ndryshim. Gjermania është përmirësuar me një pozicion dhe tani renditet e 11-ta. / oversport.tv

You may also like