Rektorët e Universiteteve reagojnë në lidhje me zhvillimet e fundit në UP- Kërkojnë që institucionet përgjegjëse të merren më këtë rast

by admin
Spread the love

Rektorët e Universiteteve në Kosovë përmes një konference kanë reaguar  në lidhje me zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës.

Ata kanë kërkuar nga
organet  institucionet përgjegjëse që ti kontribuojnë ruajtjes së
stabilitetit në UP dhe të evitojë çdo ndërhyrje jashtë kompetencave ligjore në
mënyrë që të ruhet stabiliteti i UP-së.

“Anëtarët e
konferencës së Rektorëve u shprehën të shqetësuar për zhvillimet të cilat pas
një periudhe stabile dy vjeçare mund ta destabilizoj sërish Universitetin më të
madh publikë në vendin tonë. Një zhvillim i tille mund të reflektohet
negativisht edhe në Universitet tjera publike”.

 “Anëtarët e konferencës së rektorëve ftojnë institucionet përgjegjëse që ti kontribuojnë ruajtjes së stabilitetit në UP dhe të evitojë çdo ndërhyrje jashtë kompetencave ligjore” thuhet në njoftim.

You may also like