Rekordmeni Ancelotti: Një shkëndijë duhet këtu, ja çfarë u thashë futbollistëve

by admin
Spread the love

Real Madrid është kualifikuar në finalen e Champions League dhe trajneri Carlo Ancelotti është futur në histori, duke u bërë i pari trajner që e arrin diçka të tillë pesë herë.

Pas ndeshjes, italiani tha për “Prime Video Italia”: “Do të jetë një finale e mrekullueshme kundër Liverpool, jemi të lumtur që jemi kualifikuar”. Më tej Ancelotti flet edhe për ndikimin e madh të tifozëve në “Bernabeu”.

“Në këtë stadium mjafton një shkëndijë. PSG e di diçka për këtë, edhe Chelsea. Është magjia e këtij stadiumi, ndjenja e përkatësisë së këtyre lojtarëve dhe cilësia e tyre.

Kur ka një ndeshje, është e vetmja ku përqendrohem dhe mundohem të bëj më të mirën që mundem. Është një kënaqësi e madhe të stërvitësh këtë ekip”, shtoi trajneri i Real Madrid, i cili mori vlerësime për zëvendësimet e bëra.

“Preferova të ndryshoja diçka. Kross, Casemiro dhe Modric bënë një ndeshje të madhe, por energjitë janë thelbësore kur ndeshja është e hapur dhe nuk ka më taktika. U thashë dje lojtarëve që ata që do e mbyllin ndeshjen janë më të rëndësishëm se ata që e nisin nga fillimi.

Të gjithë zëvendësuesit u paraqitën mirë. Jesus Vallajo ka luajtur 10 minuta këtë sezon, por në pesë minuta ndaj City i fitoi të gjitha duelet ajrore”, përfundoi trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, i cili e ka fituar tre herë Champions League. / oversport.tv

You may also like