Rekordi i veçantë i Suarez, më mirë se Messi e CR7

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Me golin e shënuar ndaj Barcelonës të shtunën në mbrëmje, Luis Suárez vendosi një rekord të veçantë: Ka shënuar kundër të gjithë rivalëve, me të cilët është përballur në La Liga.

Atij i mungonte vetëm Barça, e cila i shpëtoi sezonin e kaluar, por tashmë i dha edhe asaj një goditje. Në total, tashmë janë 31 “viktima” nga 31 të mundshme, në La Liga. Shifrat e “9” janë të pakontestueshme.

Në La Liga, Suárez ka shënuar 170 gola në 231 ndeshje (0.74 gola për ndeshje, mesatarisht). Me golin e tij të së shtunës kundër Barçës, ai ka regjistruar diçka që, për shembull, as CR7 dhe as Messi nuk e kanë arritur.

Xerez dhe Murcia nuk pësuan gol nga ylli argjentinas (iu shënoi 38 nga 40 kundërshtarëve të mundshëm), ndërsa portugezi nuk tundi dot rrjetën e portës së Leganés (iu shënoi 32 nga 33 rivalëve të mundshëm).

Raul, i cili shënoi 228 gola në La Liga, mbeti “thatë” ndaj Xerez, Nàstic, Levante dhe Getafe. Griezmann, për shembull, ka 32 “viktima” në kampionatin spanjoll nga 34 të mundshme. Atij i mungon vetëm Cadiz dhe Atlético Madrid në këtë listë.

Një legjendë tjetër “rojiblancos”, Luis Aragonés, gjithashtu iu shënoi 31 kundërshtarëve nga 31 të mundshëm. Për të vijuar me Benzema, që ka 35 “viktima” në La liga, nga 35 rivalë që ka pasur përballë.

You may also like