Reja: Nesër bëj tifo për Shqipërinë! Kemi mungesa, por pres një paraqitje dinjitoze

by admin
Spread the love

Trajneri i kombëtares shqiptare Edy Reja ka folur për mediat në prag të miqësores kundër Italisë, që do të luhet nesër në orën 20:45 në “Air Albania”.

“Skema 3-5-2 është ajo që na ka dhënë më shumë garanci. Me këtë skemë lojtarët ndihem më të sigurt dhe nuk besoj se do të ndryshoj, ose mund të ndryshoj diçka gjatë ndeshjes. Na mungojnë disa lojtarë të rëndësishëm si Gjimshiti, që do të na shërbente në këtë sfidë për shkak të eksperiencës që ka. Kemi disa mungesa, por ata që do të luajnë me siguri që do të japin 100%.

Skemën 3-5-2 unë e kam përdorur te Napoli para 15 vitesh, tani e përdor Conte, Mancini. Më vjen keq që Italia nuk u kualifikua në Botëror, por më bëhet qejfi që Mancini vendosi të qëndrojë për të vazhduar projektin. Jam i bindur që do të bëjë shumë mirë.

Bajrami dhe Asllani mund të luajnë bashkë? Në ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Izraelit luajtën bashkë dhe mund të luajnë sërish. Është e qartë që kanë nevojë për disa ekuilibra pranë, sepse njëri është mesfushor dhe tjetri regjisor. Ka nevojë për dikë që ti “mbrojë” në mesfushë.

Për kë skuadër do bëj tifo nesër? E dini dashurinë që kam për Shqipërinë dhe kur nuk luan kundër Shqipërisë bëj tifo për Italinë. Por nesër është e sigurt që nuk do të bëj tifo për Italinë, është diçka kundër interesave të mi. Nëse ndeshja do të përfundonte në barazim 3-3 apo 4-4 do të ishte diçka e jashtëzakonshme. Është një festë për ne, një miqësore më të mirë nuk mund të gjenim. Jam i emocionuar, nesër kur të dëgjoj dy himnet, sigurisht që do të prekem. Pres një paraqitje dinjitoze nesër, më pëlqen që të shoh rritjen e skuadrës”, tha Reja. / Oversport.tv

You may also like