Reja: Edhe nëse s’jam më unë, kemi lënë gjithçka gati! Skuka tregoi që mund të jetë pjesë e jona

by admin
Spread the love

Shqipëria arrin të fitojë miqësoren ndaj Armenisë me rezultatin 2-0. Pas kësaj sfide u ndal për të dhënë komentin e tij edhe trajneri i Kombëtares Edoardo Reja. Ky i fundit u shpreh i lumtur për këtë fitore, ndërsa e ardhmja e tij mbetet ende pezull, pasi kontrata skadon pas kësaj ndeshjeje.

“Ndoshta ndeshja e fundit, nuk i dihet, të shohim, e rëndësishme është të mbyllnim vitin me një fitore. Gjithsesi kemi vënë në dispozicion të kombëtares rreth 40 lojtarë, edhe të rinj, që janë përgjigjur mirë, edhe pse kishim pak kohë për të punuar.

Kur ka lëvizje para, ka më pak vështirësi për mesfushorët. Ne bëmë mirë, jam i lumtur për këtë paraqitje. Edhe me Italinë, edhe pse humbëm, treguam se me dëshirë dhe tempermanet, mund të tejkalosh edhe mangësitë që ke. Këtë duhet të tregojmë, jam apo nuk jam unë. Djemtë duhet të tregojnë dhe japin përkushtim ndaj kësaj fanelle.”

“Unë këta lojtarë i kisha ndjekur gjatë kampionatit se edhe nëse nuk vij në Shqipëri, i ndjek nga shtëpia në televizor. Ishin disa lojtarë që spikatnin. Kjo thirrje ishte me lojtarë që mund të bënin mirë, është e drejtë t’i grumbullosh. Mua do të më pëlqente të bëja stërvitje javore me këta lojtarë, nuk e di nëse na lejojnë klubet e Superiores.

Nuk e di nëse jam apo jo, kushdo të vijë, kemi bërë gati tavolinën, ka shumë zgjidhje, lojtarë në Shqipëri, ka lojtarë interesante. Nëse do të jem, unë i kam idetë e qarta. Nëse vjen dikush tjetër, ka mundësi zgjedhje.

Puna ime është të punoj dhe bëj të rritet vlera, ne kemi bërë këtë punë. Nëse vazhdoj, di ku të ndërhyj, nëse vjen një tjetër e gjen tavolinën gati. Ndaj edhe nëse largohem, largohem i lumtur dhe i kënaqur.”

“Janë të gjithë të aftë, Skuka tregoi se mund të jetë pjesë e jona edhe në të ardhmen. Hadroj është lojtar që në aspektin dinamik ka rezistencë e vrapim. Nëse përmirësohet teknikisht, është lojtar që mund t’i bashkohet ekipit të parë.

Edhe Bitri po bën mirë, kam parë edhe të tjerë që nuk i kam thirrur, por janë në lartësi e mund të jenë pjesë e grupit. Cara është një tjetër lojtar shpejtësie, teknike, mund të hyjë në punë. Janë të rinj që duhen ndjekur e integruar pak nga pak, ka pasur shumë. Kemi një panorame prej 40-50 lojtarësh ku mund të jenë pjesë edhe këta”, u shpreh Reja për Supersport.

You may also like