Regjistrohen 72 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love




 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 772 testime, ndërsa janë regjistruar 72 raste të reja me Covid-19.

Insituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 35 pacientë të shëruar.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive tetë janë riinfeksione.

Nga Regjistri i personave të vdekur me diagnozë Covid-19 nga “Termini im” janë regjistruar dy persona të vdekur nga Shkupi të moshës 75 vjeçare të cilët kanë vdekur nga periudha prej datës 5 deri 9 qershor në kushte spitalore.


You may also like