Regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë dhe të dhjetë, Kushi: Nesër nis faza e dytë, sa do të zgjasë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas kthimit në funksion në e-albania, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka dalë me një njoftim për të gjithë prindërit që do të regjistrojnë fëmijët në klasë të parë dhe të dhjetë. Kushi shkruan në Facebook se nesër nis faza e dytë e cila do të zgjasë 10 ditë, deri më 25 gusht.

Ministrja thekson se regjistrimi bëhet vetëm online dhe për ata që kanë vështirësi, mund të shkojnë te shkolla, pasi ka stafe të dedikuara që do t’ju vijnë në ndihmë.

Postimi i Evis Kushit:

“Dëshiroj të informoj të gjithë prindërit që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre në klasat e para dhe të dhjeta, se nesër nis faza e dytë e regjistrimit në portalin e-Albania dhe do të zgjasë nga data 15 deri 25 gusht.

Ju lutem kini në vëmendje se regjistrimet për vitin shkollor 2022 – 2023 do të jenë vetëm online, por të gjithë prindërit që kanë nevojë do të kenë mundësinë të mbështeten apo ndihmohen nga stafe të dedikuara në çdo shkollë. Asnjë nxënës nuk do të mbesë pa u regjistruar.

Faleminderit dhe suksese!” tha ajo.

You may also like