Regjim i veçantë i komunikacionit për shkak të garës “Triogi Triatllon”

by admin
Spread the love




Për shkak të garës “Triogi Triatllon”, sot në periudhën prej orës 9 deri në 12 pasdite, në disa rrugë të Shkupit do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit.

“Pozicioni fillestar i garës është Qendra Sportive “Boris Trajkovski”, ndërsa garuesit do të lëvizin në një pjesë të rrugëve rreth QS “Boris Trajkovski” dhe në korsinë e djathtë të bulevardit “Ilinden”, pastaj në lëvizje nga kryqëzimi i bulevardit “8 Shtatori” deri tek kryqëzimi me rrugën “Lubljanska” dhe anasjelltas”, njofton MPB-ja.

Qarkullimi në komunikacion do të ridrejtohet në rrugët përreth, ndërsa MPB-ja apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e nëpunësve të policisë.


You may also like