Refuzon rinovimin, Real Betis arrin marrëveshjen me mbrojtësin e Lazios

by admin
Spread the love

Mesazhin e kishte dhënë me kohë, Luiz Felipe nuk do të rinovojë me Lazio. Në janar u tentua edhe përfshirja në ndonjë marrëveshje, që italianët të mos dilnin pa gjë.

Gjithsesi braziliani, 22 vjeç, në verë do të largohet me parametra zero, pasi kontrata i përfundon më 30 qershor 2022.

Marca në Spanjë raporton se qendërmbrojtësi do të transferohet në LaLiga, pasi ka arritur marrëveshjen me Real Betis.

Luis Felipe për herë të parë në Europë është aktivizuar me skuadrën e Salernitana, ku u transferua verën e vitit 2016 dhe më pas kaloi te Lazio. / oversport.tv

Foto: S.S. Lazio, Facebook

You may also like