Refugjatët në akomodimet ‘pluskuese’ në Britani ankohet se ‘i zë deti’ gjatë stuhive (fotot)

by admin
Spread the love

Disa rezidentë të impjantit të kontestuar të refugjatëve ‘Bibby Stockholm’ ne jug te Britanise, janë ankuar te autoritetet se janë sëmurur nga deti i keq pasi ditët e fundit të stuhisë Ciaran, imjanti tundej ‘si një lisharës’.

Një prej të ankuarve tha se ishte sëmurur në bord me te vjella nga lëkundjet dhe se trembej se “stuhinë tjetër do të fundoset”.

Refugjati i paidentifikuar publikisht tha se kishte vjellë kur trapi masiv nisi të lëkundej “si një lisharës” mbrëmjen e të enjtes, dhe se prej asaj dite ka vërejtur një krisje në tavanin e dhomës, prandaj trembet se akomodimi do të fundoset.

Azilanti nga Lindja e Mesme që përdorte pseudonimin Adam, tha për rrjetin TheMirror: “Stuhia ishte e tmerrshme, trapi nisi të lëkundej dhe të dukej vetja sikur ishe në një lisharëse. Dukej sikur anija ishte bërë prej kartoni dhe trembem se herën tjetër do të mbytemi të gjithë. Ministria e brendshme duhet të na heqë nga ko anije”.

Por zyrtarët vendas refuzuan kritikat duke thënë se mjeti është krejtësisht i sigurtë dhe i vendosut në një pjesë të mbrojtur të portit te Dorset.

Të tjerë refugjatë rezidentë quanin impjantin Bibby Stockholm – “burgu”, prej kontrolleve të shpeshta dhe kufizimeve të hyrjes e daljes nga stafi sigurisë.

Para strehimit të refugjatëve në Bibby Stockholm, edhe grupet e të drjetave ishin ankuar se banorët do t’i zinte deti.

Por zyrtarët u përgjigjën se ajo ishte përdorur prej akomodim prej më shumë se një viti dhe asnjë nuk kishte raportuar sëmundje deti.

Zhvillimi vjen teksa nje refugjat 23-vjeçar tentoi vetëvrasjen para se ta dërgonin të jetonte në trap.

Në lidhje me këtë Adam e përshkruante lajmin si “diçka e parashikueshme.”

“Edhe qentë e macet nuk duhet të lihen të jetojnë këtu, jo më njerëzit. Nuk di ç’të ndjej më, na kanë vdekur ndjenjat, ne jemi aktualisht 61 vetë këtu dhe tashmë nuk mendojmë më as të kërkojmë përmirësim të kushteve”.