Rebelim ndaj talebanëve në TV-të afgane – Shqip

by admin
Spread the love

Autoritetet talebane në Afganistan u kanë thënë transmetuesve televizivë që të sigurojnë që prezantueset që punojnë në stacionet lokale të mbulojnë fytyrat e tyre kur janë në program.

Ndaj, gazetarët kanë vendosur të mbajnë maska ​​ndërsa lexojnë lajmet në shenjë proteste ndaj një vendimi të ri taleban që detyron gratë të mbulojnë fytyrat e tyre në TV afgan.

Në fillim të këtij muaji, udhëheqësi suprem afgan Hibatullah Akhundzada lëshoi ​​një urdhër që gratë të mbulohen në publik, duke përfshirë fytyrat e tyre, në mënyrë ideale me një burkë tradicionale, raporton Daily Mail.

Ministria e Promovimit të Virtyteve dhe Parandalimit të Veseve më pas urdhëroi gratë, prezantueset televizive, të ndiqnin shembullin e tyre.

Disa refuzuan të binden, duke çuar në një përballje me eprorët.

Por pasi ato u kërcënuan me largim nga puna, kolegët meshkuj u solidarizuan duke mbuluar edhe fytyrën.

Përveç pushimeve nga puna, grave që refuzuan të binden u tha se edhe burrat e tyre do të humbnin punën.

Ndaj,  gazetarët e TOLOnews në Kabul të veshur me maska ​​konfirmuan se ishte në solidaritet me prezantueset.

Sonia Niazi, prezantuese në stacionin televiziv lokal TOLOnews, u shfaq në emisionin e saj me një vello në të gjithë fytyrën.

TOLOnews është një rrjet televiziv 24-orësh dhe 1TV është një kanal televiziv komercial në pronësi private me bazë në Kabul.

Kjo është lëvizja e fundit e talebanëve për të imponuar një obligim islam, gjithsesi zgjedhje me vullnet të lirë, duke diktuar se të gjitha gratë në publik duhet të mbulohen plotësisht nga një mbulesë për të gjithë fytyrën duke përfshirë pëlhurën në nivelin e syve.

Ky është një kufizim shtesë i rregullit të mëparshëm ku ata detyroheshin të mbulonin flokët në publik. /tesheshi.com/

You may also like