Reali tregon forcën përballë Celta Vigos, fiton me poker në transfertë

by admin
Spread the love

Real Madrid ka fituar edhe në javën e dytë të LaLiga duke mposhtur bindshëm në transfertë Celta Vigon. Të besuarit e Ancelottit fituan me poker në sfidën që u mbyll me rezultatin 4-1.

Është i përhershmi Karim Benzema që hap siparin e golave në minutën e 14-të me anë të një 11-metërshi. Po me penallti u kthyen ekuilibrat e takimit, këtë herë nga Iago Aspas që shënoi për Celta Vigon.

Kur ekipët po shkonin në barazim drejt dhomave të zhveshjes, mendon Luka Modric që realizon edhe golin e dytë për “Galaktikët”. Kështu pjesa e parë përfundon me rezultatin 2-1, ndërsa pjesa e dytë nis menjëherë në sulm për Realin.

Vinicius shënon edhe golin e tretë për Realin, ndërsa pokeri dhe rezultati final i takimit u vulos nga Valverde. Madrilenët kishin mundësi të thellonin edhe më shumë rezultatin, por Eden Hazard shpërdoroi një 11-metërsh në fundin e takimit.

Kështu, në dy javë LaLiga, Reali ka grumbulluar 6 pikë nga po aq të mundshme. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter

You may also like