Reali hedh sytë nga qendërmbrojtësi i Liverpoolit

by admin
Spread the love

Gazeta britanike “Daily Mail” raporton se Reali i Madridit po monitoron situatën e Joe Gómez, qendërmbrojtësit të Liverpoolit, me synimin për ta afruar në “Santiago Bernabeu” verën e ardhshme.

Gomez, i cili përfiton 1.4 milionë euro në vit me Liverpoolin, është një mbrojtës anglez 1.88 metra i gjatë dhe 24 vjeç.  Së bashku me Virgil van Dijk, formon një nga dyshet më të forta në qendër të mbrojtjes.

Gomez ka pësuar edhe dëmtime që e kanë penguar të zhvillojë normalisht karrierën e tij. Por tani, që është riaftësuar, Klopp e ka kaluar në të djathtë.

Van Dijk mbetet i padiskutueshëm, Konaté gjithashtu e ka marrë me forcë pozicionin e tij, por edhe Matip është pengesë për aktivizimin në vazhdimësi të 24-vjeçarit, që kërkon të jetë protagonist në formacionin titullar.


Top Channel

You may also like