Real Madridi nuk dorëzohet, ka gati ofertën e fundit për Mbappen

by admin
Spread the love

Real Madridi do të ketë qartësi në javën e tretë të janarit për sa i përket nënshkrimit me Kylian Mbappe.

Ylli francez do të mund t’i bashkohet një klubi të ri në verë si futbollist i lirë, duke marrë parasysh se kontrata e tij me Paris Saint-Germainin skadon në fund të sezonit, transmeton Gazeta Express.

Drejtori i Përgjithshëm i Real Madridit, Jose Angel Sanchez, thuhet se tashmë e ka gati ofertën për t’ia dërguar agjentes dhe nënës së Mbappes, Fayza Lamari.

Oferta do të dërgohet javën e ardhshme dhe nëse Mbappe bie dakord me kushtet, atëherë ata do të nënshkruajnë marrëveshjen, përfshirë nënshkrimin e kontratës, sa më shpejt të jetë e mundur.

25-vjeçari do të ketë dy javë kohë nga marrja e ofertës për të marrë vendimin e tij, raporton “Marca”. Pas kësaj oferta do të skadojë, por “Los Blancos” janë të sigurt se do të marrin shërbimet e kapitenit të Francës.

Paga dhe bonuset tashmë janë rënë dakord – të njëjtat kushte siç mendonin se ishin në fuqi dy verë më parë.

Mbappe do të ketë një pagë neto prej 26 milionë eurosh në vit – duke u afruar me dyfishin e kujtdo tjetër në skuadër, dhe më e larta ndonjëherë në Real Madridi. Ai do të ketë një bonus nënshkrimi prej 130 milionë eurosh gjithashtu.

Real Madridi nuk do të konkurrojë për nënshkrimin e Mbappes dhe duket sikur nuk do të rinegociojë kushtet.

Edhe pse u tha herën e fundit që ish-sulmuesi i Monacos e refuzoi klubin nga Madridi, mediumi spanjoll pretendon se Mbappe do t’i japë lamtumirë mundësisë për të luajtur përfundimisht për Real Madridin, nëse e bën këtë përsëri.

“Los Blancos” do të ishin të gatshëm të heqnin dorë përfundimisht nga reprezentuesi francez, pasi janë të kënaqur që e ardhmja e tyre është e ndritshme edhe pa të, pasi kanë Jude Bellingham, Endrick Felipe, Vinicius Junior e Rodrygo Goes.

Nëse Mbappe tenton të vonojë apo ndryshojë negociatat, atëherë Real Madridi besohet do të largohet nga bisedimet, pasi nuk janë të përgatitur të “ngrihen” sërish.

You may also like