Real Madrid “troket” në derën e Juventusit për mesfushorin italian

by admin
Spread the love

Skuadra e Real Madrid nuk fle asnjëherë për sa i përket merkatos së talenteve dhe objektivi i radhës i “los blancos” është në Itali. Dhe lojtari në radar është Andrea Cambiaso, protagonist i një sezoni të shkëlqyer deri tani me Juventus në Serie A.

Te skuadra e Allegri ai po fiton gjithnjë e më shumë besim dhe minuta, duke u aktivizuar në 19 ndeshje në kampionat, ku ka realizuar edhe një gol. Ideja fillestare e Real ishte që ta merrte mesfushorin që në merkaton e janarit, por klubi spanjoll e kuptoi se nuk ishte momenti i duhur për të trokitur në derën e Juventus.

Ai që ka miratuar këtë lëvizje është trajneri Carlo Ancelotti, që i ka kërkuar klubit të ndërhyjë për 23-vjeçarin Cambiaso në merkaton e verës.

Synimi është që madrilenët të bëjnë një ofertë konkrete, që shkon deri në 30 milionë euro, lajm që konfirmohet nga “Corriere dello Sport”.

Andrea Cambiaso ka një kontratë deri në vitin 2027 me Juventus, që ka ngritur stekën në lidhje me pretendimet financiare.

Vështirë se bardhezinjtë do të heqin dorë nga një lojtar i së ardhmes, ku dhe po bazojnë punën aktuale, por përballë një oferte të mirë ekonomike gjithçka mund të ndodhë.

You may also like