Real Madrid trembet nga paga e Erling Haaland, zbulohet plani B për sulmin

by admin
Spread the love

Erling Haaland në verë pritet të ndryshojë ekip dhe sipas “Goal” Real Madrid mund të heqë dorë të përfshihet në ankandin për shërbimet e norvegjezit.

Shkak për këtë është paga e lartë që sulmuesi do, rreth 30 milionë euro. Madrilenët nuk duan të prishin balancat në skuadër, pasi pakënaqësitë do të rriteshin mes futbollistëve.

Nëse kjo ndodh, atëherë Real Madrid ka një plan tjetër për sulmin. “Fichajes” shkruan se te kryesuesit e LaLiga po mendojnë të nënshkruajnë me Edinson Cavanin.

Sulmuesi uruguaian do të largohet në verë nga Manchester United dhe mund të jetë një opsion i mirë për Real Madrid, pavarësisht moshës. / oversport.tv

Foto: Borussia Dortmund, Facebook

You may also like