Real Madrid prezanton Guler, talenti turk firmos kontratën deri në 2029-ën – Shqip

by admin
Spread the love

Real Madrid ka prezantuar blerjen e radhës në këtë merkato verore, talentin turk Arda Guler, i cili u transferua nga Fenerbahçe. Lojtari 18 vjeçar u shpreh se shumë klube të tjera evropiane po kërkonin të firmosnin me të, por ai i refuzoi kur mori ofertë nga “Galaktikët”.

Mesfushori shtoi se nuk ka në plan që të huazohet dhe dëshiron të luajë në ekipin e parë.

“Për mua ka qenë shumë e vështirë sentimentalisht që të largohem nga Fenerbahce, por kur klubi më i mirë në botë të thërret, dhe gjithashtu mund të ndihmosh klubin që e do e u mundëson të fitojnë para, atëherë vepron. Besoj se do ta kapërcejmë këtë fazë dhe ata gjithashtu do të duan që unë të kem sukses në karrierën time. Nuk dua të huazohem, kam ardhur këtu për të luajtur. Ozil më këshilloi për Realin, më tha se është klubi më i mirë në botë.”

Guler nënshkroi me klubin spanjoll një kontratë 6 vjeçare.  Ai debutoi me Turqinë në moshën 17-vjeçare, në një ndeshje miqësore kundër Republikës Çeke. Talenti turk ka luajtur 4 sfida me kombëtaren, ku ka shënuar 1 herë.  Goli erdhi kundër Uellsit në kualifikueset e Kampionatin Evropian

Klan News

You may also like