Real Madrid përgatitet për ‘revulocionin’, këta gjashtë lojtarë pritet të largohen në janar

by admin
Spread the love

Real Madrid pritet të bëjë ndryshime të mëdha, me gjashtë futbollistë që pritet të largohen në afatin kalimtar të janarit.

“Los Blancos” momentalisht janë lider falë një super sezoni vjeshtor, tetë pikë prapa Sevillës, që zë pozitën e dytë.

Sidoqoftë, Real Madrid ka futbollistë të shumtë që iu skadon kontrata në vitin 2022 dhe si rezultat pritet t’i shesë në afatin dimëror.

Sipas Marca, Gareth Bale dhe Isco janë dy lojtarët e parë që mund të shiten, ngase trajneri Carlo Ancelotti nuk planifikon t’i jap minutazhë asnjërit me formën e lartë që janë duke kaluar bashkëlojtarët e tjerë.

Raporti shton se klubi madrilen gjithashtu është i hapur të dëgjojë oferta për yjet si Marcelo, Eden Hazard, Mariano Diaz dhe Luka Jovic, pa të cilët Ancelotti mund të bëjë gjithashtu planet.

Luka Modricit gjithashtu i skadon kontrata në verë, mirëpo pritet që të rinovojë edhe për një vit tjetër.

You may also like