Reagon Vivien dhe tregon arsyen e vërtetë të ndarjes me Getinjon 

by admin
Spread the love

Ditët e fundit aludimet se Getinjo dhe Vivien Thano i kanë dhënë fund romancës së tyre që e nisën Brenda shtëpisë së BBVK.

Së pari, të dy kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin nga Instagrami. Së dyti, ata nuk ndiqen më. Dhe duket se edhe këtë herë Instagrami ka qenë një tregues i saktë, pasi ka qenë vetë Vivien që ka konfirmuar ndarjen.

Ajo do jetë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” dhe në promon e emisionit është shfaqur momenti kur tregon se i kanë dhënë fund historisë.

LEXO EDHE KETE

Rita Ora shfaqet me 80 mijë euro bizhuteri në Met Gala 2023

Vivien thotë se mes tyre ka marrë fund dhe arsyeja, ose të paktën një nga arsyet përse, është pasi ajo dhe Getinjo i kanë nxituar pak gjërat mes tyre, gjë që ka sjellë më pas edhe prishjen e marrëdhënies.

“Nuk jam më me Getin, jemi ndarë. Ndoshta ne u nxituam pak më shumë seç duhet.”-thotë ajo.

E po ashtu ka lënë të kuptohet se mund të marrë pjesë në “Love Island”. E pyetur nga Aulona nëse ka hequr dorë nga kërkimi i dashurisë në ekran ajo thotë: “Ku i dihet mbase marrim pjesë në ndonjë ishull.”/Botapress.info/

You may also like