Reagon UEFA nga Tirana: “Po analizojmë dokumentacionin dhe ndërhyrjet në zgjedhje”

by admin
Spread the love

Në ditën e dytë të vizitës së tyre në Tiranë, vëzhguesit e UEFA-s kanë qartësuar edhe një here për të gjitha palët, por edhe për opinionin publik, qëllimin e vizitës së tyre këtu.

Luca Nicola, shefi i qeverisjes së Federatave Anëtare të UEFA-s në një prononcim për FSHF-në ka sqaruar: “Së pari, për të shpjeguar kontekstin e misionit tonë, ne kemi ardhur në vijim të vizitës së fundit të presidentit të UEFA-s në Shqipëri, ku ai u takua me Kryeministrin e Shqipërisë si dhe me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ne mbërritëm të hënën dhe objektivi i misionit tonë është të vlerësojë procesin zgjedhor të FSHF-së si edhe Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të planifikuar për t’u zhvilluar më 2 mars 2022.”

Më pas përfaqësuesi i UEFA-s ka sqaruar dhe theksuar edhe një here se çdo ndërhyrje e palëve të treta në këtë proces zgjedhor do të jetë nën vëzhgim: “Gjithashtu, ky mision përfshin edhe vlerësimin e rasteve të mundshme të ndikimit të papërshtatshëm nga palët e treta në procesin zgjedhor. Sapo misioni ynë të përmbyllë vizitën, do të përgatisim një raprt për drejtuesit e UEFA-s dhe bazuar në këto gjetje ne do t’i komunikojmë FSHF-së qëndrimin e UEFA-s,” – përfundoi ai.

You may also like