Reagon Guardiola: Ku është NATO? Vendet po shkatërrohen, sepse Putini ka vendosur ashtu

by admin
Spread the love

Në konferencën për medie, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk u përmbajt të kritikonte politikanët në mbarë botën kur u pyet për luftën në Ukrainë, shkruan Insporti.

Guardiola kritikoi veprimet e NATO-s, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe ai sulmoi drejtpërdrejt liderin rus Vladimir Putin:

“Drama është se vendet vazhdojnë të shkatërrohen, sepse një person vendos që njerëzit e pafajshëm duhet të asgjësohen dhe bota është në ngërç. Qeveritë e gjithë botës duhet të marrin një vendim ose të thonë se nuk mund të ndodhë kështu”, tha ai.

“Nëse ka ndodhur, është sepse është dështimi i politikës, dështimi i ekonomisë, dështimi i të gjithëve. Populli ukrainas nuk do ta harrojë kurrë atë që po i ndodhë atyre”, vazhdoi ai.“Imagjinoni sikurse në vendet tona. Një burrë vjen dhe vendos të na sulmojë, vret familjen dhe miqtë tanë. Ju humbni gjithçka dhe duhet të shkoni në mërgim në një vend tjetër për shkak të një burri. Ku është NATO? Ku janë Shtetet e Bashkuara? Ku është Bashkimi Evropian? Tani është tepër vonë, për ta shmangur këtë. Është dështimi absolut i qenieve njerëzore, dështimi i institucioneve politike… pse jane politikanët? Ata janë vetëm që të jetojmë pak më mirë. Në fund të fundit jemi ne ata që punojmë dhe paguajmë taksat e gjithë botës. Ata vetem duhet të shqetesohen se mos të ndodhin këto gjëra. Janë të gjithë deshtakë”, përfundoi Guardiola për Eleven.

You may also like