Reagon edhe Barcelona: Jemi të lumtur për Superligën

by admin
Spread the love

Pas Real Madrid është radha e Barcelonës të shprehë kënaqësinë e saj për vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian në favor të Superligës.

“Barcelona dëshiron të shprehë kënaqësinë e saj me vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian e cila vlerësoi projektin e Superligës të propozuar nga “A22 Sports”.

Si një nga klubet që promovon projektin e Superligës, Barcelona beson se vendimi hap rrugën për një kompeticion të ri futbolli të nivelit të lartë në Europë, duke kundërshtuar monopolin e futbollit botëror dhe dëshiron të fillojë diskutime të reja për rrugën që duhet të ndjekin garat europiane në të ardhmen”, thuhet në postimin e bërë nga klubi katalanas./ h.ll/abcnews.al

You may also like