Reagime të partive politike – Shqip

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE: Vendimet për Maqedoninë në Maqedoni, Besa zyrtarisht nuk merr pjesë në takim

Vendimet për Maqedoninë të merren në Maqedoni – shprehen të prerë nga VMRO-DPMNE-ja.  Pas ndërrimit të pushtetit, nga kjo parti thonë se gjëja e parë që do ta bëjnë është që të ndërpritet praktika që për Maqedoninë të vendoset jashtë vendit.

Takimi i Tiranës, sipas opozitës maqedonase, është përpjekje për të shpëtuar qeverinë në largim, takim për të shpëtuar karrierat e bizneseve të BDI-së dhe disa rreth Dimitar Kovaçevskit.

“Takimi i Tiranës ndodh pikërisht me kërkesë të LSDM-së dhe Dimitar Kovaçevskit për të marrë ndihmë për vazhdimin e mandatit të kësaj qeverie, kurse si kundërpërgigje të realizohen politika dhe agjenda në dëm të Maqedonisë dhe popullit maqedonas. Konfirmim për këtë është heshtja e Kovacevski dhe Zeçeviqit, respektivisht miratimi në heshtje pa shtruar pyetje publike për agjendën dhe planet që do të shtrohen në tryezën e takimit”, deklaroi Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.

Ndërkaq, AlternAtivA që drejtohet nga Afrim Gashi, ka pranuar ftesën e kryeministrit shqiptar Edi Rama për të marrë pjesë në takimin e Tiranës, sic thonë, pa qëllimin që të hyjë në agjendat politike ditore të të ftuarve tjerë.

“Jemi të gatshëm të bisedojmë me gjithsecilin nëse temat janë çështjet e rëndësishme që i prekin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Një nga prioritetet është amandamenti për pengimin e vjetrimit të lëndëve që lidhen me korrupsionin politik. Më e rëndësishme është se ne nuk do ta flijojmë kapitalin tonë politik për amortizimin e krizës partiake të dikujt”, thonë nga Alternativa.

Artan Grubi por edhe Ali Ahmeti, sa herë që mbeten në udhëkryq nga mos dija se si të menaxhojnë situatën e krijuar në Qeveri, ata kërkojnë ndihmën e Edi Ramës, ose më shkurt thënë, e përdorin kryeministrin shqiptar për t`i ndihmuar ata për të dalë nga situata. Në këtë mënyrë Lëvizja Besa që drejtohet nga Bilall Kasami edhe zyrtarisht ka njoftuar se I thotë “Jo” takimit të Tiranës.

“Është pikërisht kjo, arsyeja që Lëvizja BESA dhe Kryetari Bilall Kasami, nuk do të ulet në një tavolinë me ata që dështuan të drejtojnë qeverinë në vend. Në vend që të dalin para popullatës të kërkojnë falje dhe të shpallin zgjedhjet e parakohshme, ata kërkojnë sërish ndihmën e Edi Ramës”, thonë nga Lëvizja Besa.

Ali Ahmeti nga BDI-ja, Menduh Thaçi nga PDSH-ja dhe Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e Tiranës.

Kreu I ASH-së, Arben Taravari sot ka qëndruar në Prishtinë ku ka realizuar takime me krerë të institucioneve dhe të partive politike. Në fokusin e bisedimeve me autoritetet e Kosovës, sic njoftohet, përvec bashkëpunimit të ndërjelltë ka qenë edhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./KlanMacedonia

You may also like