Rasti Emiliano Sala: Zbulohen më në fund shkaqet që sollën vdekjen e lojtarit – nuk është përplasja e avionit

by admin
Spread the love

Emiliano Sala është një nga sportistët që ndërroi jetë në mënyrë tragjike, duke pësuar aksident me avionin e tij, teksa synonte finalizimin e transferimit te Cardiff, nga Nantes.

Sulmuesi argjentinas po udhëtonte me një avion privat, që u rrëzua në Britani të Madhe, në një kanal në afërsi të Uellsit.

Sipas një raporti të fundit mjekësor, vërtetohet se Emiliano Sala, avioni i të cilit u rrëzua në vitin 2019, ishte pa ndjenja në momentin e përplasjes, për shkak të helmimit me monoksid karboni. Monoksidi i karbonit thuhet të jetë shkaktuar nga sistemi i shkarkimit të avionit, përcjell lajmi.net.

Drejtësia britanike ka qenë duke shqyrtuar shkaqet e vdekjes së lojtarit që nga java e kaluar, për të parë ku shkon përgjegjësia. Gjykata e Dorset do të mbajë seanca për pesë javë, për të zbardhur të gjitha rrethanat e aksidentit.

Niveli i helmimit në gjak të Sala ishte me mbi 58%, sipas matjeve të mjekëve. Ai ishte pa ndjenja në momentin kur aeroplani u rrëzua.

You may also like