Raspadori shpërblen besimin e Spallettit, sulmuesi italian është kthyer në lider te Napoli

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Giacomo Raspadorit ka qenë një nga lojtarët më të mirë në fitoren historike në “Johan Cruijff Arena” ku Napoli triumfoi përballë Ajaxit me rezultatin 6-1. Ekipi i Napolit duket se ka gjetur liderin e vërtetë i cili ka bërë të mos ndihet shumë mungesa e Victor Osimhen që është i dëmtuar dhe nuk është në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti.

Sipas Tuttomercatoweb, Raspadori ishte një nga lojtarët që i mungonte ekipit të Napolit. Këtë gjë italiani po e dëshmon duke shënuar, asistuar dhe duke sjellë pikë për napoletanët. 22-vjeçri ka treguar kohët e fundit se është në formë duke bërë mirë jo vetëm te të kaltrit e Napolit, por edhe te Kombëtarja italiane.

Performanca e sulmuesit sa vjen dhe po rritet dhe duket se investimi i verës nga Napoli është në rrugën e duhur. Raspadori duket se me këto performanca ka bindur drejtuesit e Napolit që në fund të këtij sezoni të blejnë kartonin e tij, pasi për momentin është në formë huazimi nga skuadra e Sassuolos. Shifra e blerjes është fiksuar për 30 milionë euro. /oversport.tv

Foto: SSC Napoli, Facebook

You may also like