Rasmussen për Putinin: Nuk vjen paqja duke qetësuar diktatorin

by admin
Spread the love

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka kritikuar përgjigjen e Perëndimit ndaj luftës në Ukrainë në samitin e Aleancës së Demokracive në Kopenhagë.

Duke folur për pushtimin rus të Ukrainës, Rasmussen tha se ishte e vështirë të besohej se çfarë po ndodhte.

“Në fakt, ne nuk duhet të habitemi. Putini nuk e fshehu kurrë rrugën që zgjodhi. Ishte i qartë përmes fjalimeve se i mohoi Ukrainës të drejtën për të ekzistuar”, tha ai.

Vrasjet e disidentëve dhe kundërshtarëve politikë dhe propaganda politike ishin gjithashtu dëshmi e rrugës së Putinit ndërsa dëshmia më e qartë ishte pushtimi i Krimesë në vitin 2014, shtoi ai.

Rasmussen kritikoi Perëndimin se nuk iu përgjigj mjaftueshëm fuqishëm pushtimit të parë, duke vazhduar të ishte i varur nga nafta dhe gazi rus.

“Ne nuk kemi nxjerrë mësime nga historia. Qetësimi i një diktatori nuk dërgon në paqe”, tha ai.

Ai i bëri thirrje Perëndimit që të pezullojë menjëherë të gjitha importet e naftës dhe gazit rus në mënyrë që të ndalojë financimin e luftës dhe të theksojë rëndësinë e fitores së Ukrainës.

Rruga Press

You may also like