Rashkovski ka marrë arrest shtëpiak dhe ndalesë që të komunikojë me tre nga të pandehurit në “Softuer”

by admin
Spread the love

Gjykata sot i ka shqiptuar arrest shtëpiak Dragi Rashkovskit, i dënuar me tetë vite burg për rastin “Softuerët”. Rashkovski ka marrë edhe ndalesë që të komunikojë me tre të pandehurit e parë Ivica Dimitrovski, Igor Hristov dhe Daniel Stançev.

Dimirovskit, Hristovit dhe Stançevit u janë shqiptuar masa kujdesi.

Këto masa do të mbeten në fuqi deri në hyrjen në fuqi të aktvendimit.

Në Gjykatën Themelore Penale, Dragi Rashkoski sot është shpallur fajtor për veprat penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim” dhe “pastrim parash dhe vepra tjera penale” në lëndën  “Softuerët” me çka gjykata i ka shqiptuar tetë vite burg duke llogaritur edhe kohën e arrestit shtëpiak.

Dragi Rashkovski është dënuar me shtatë vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe një vit e gjashtë muaj për veprën “pastrim parash”, me çka gjykata i caktoi një dënim të vetëm prej tetë vitesh.

Gjykata shpalli fajtor edhe personat Ivica Dimitrovski i cili u dënua me 5 vjet burg, Igor Hristov me 5 vjet e 6 muaj, Daniel Stançev me 4 vjet në të cilin do të llogaritet edhe periudha e arrestit shtëpiak, ndërkaq për Irena Ivanovskën është caktuar dënim me burg prej 3 vjet e 6 muaj, ndërsa për Igor Ivanovskin dhe Maja Siljanoskën gjykata ka caktuar gjithsej tre vjet. Personat në fjalë akuzohen për “shpërdorim të detyrës zyrtare”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë, Dragi Rashkovski, nuk i ka kryer detyrat zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave për furnizime publike për sistemin për identifikimin biometrik, furnizimin publik të softuerit për përcaktimin e shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptimin e sanksioneve, furnizimin e kamerave ANPR për njohjen e targave të regjistrimit për automjete dhe furnizim publik të kabinave metalike për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik dhe sistemit të njohjes automatike të tabelave të regjistrimit.

Rastin e udhëheqë gjykatësja Fanka Jançuleva Mihaillovska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Ivana Trajçeva.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like