Rashford i emocionuar të luajë pranë Ronaldos

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford ndihet shumë i lumtur për rikthimin e sulmuesit, Cristiano Ronaldo në Man United, shkruan Zeri.info.

Rashford ende nuk ka luajtur së bashku me Ronaldon, për shkak se është duke u shëruar nga operimi në krahë.

Ai pranoi se mezi pret të luajë pranë tij, e që shpreson se rikthimi i tij do të jetë një shtysë për të fituar trofe.

“Kthimi i tij shkaktoi ndjenja të jashtëzakonshme tek unë – si futbollist dhe si tifoz i këtij klubi”., tha fillimisht ai.

“Gjithmonë mirë kur legjendat kthehen në ekip. Të luash me të në Old Trafford është një përvojë e mahnitshme”.

“Shpresoj se kjo do të jetë një shtysë për ne për të fituar trofe”, tha Rashford.

You may also like