Rashani me fjalë të mëdha të Zhegrovën

by admin
Spread the love

Sulmuesi i krahut, Elbasan Rashani ka pasur fjalë të mëdha për Edon Zhegrovën, i cili po shkëlqen me skuadrën e Lillet këtë edicion në Ligue 1.

Rashani, i cili është pjesë e Clermontit, ka thënë se Zhegrova është krenaria e Kosovës me paraqitjet e tij te skuadra e Lillet. Vikendin e shkuar Lille i Zhegrovës triumfoi 4:0 ndaj Clermontit të Rashanit.

Zhegrova në këtë fitore të thellë të Lillet kontribuoi me një gol dhe një asistim, ndërsa në total ka tetë gola e po aq asistime në të gjitha garat për ekipin e tij. “Ne jemi kundërshtar, por unë jam shumë i lumtur për të. Jam krenar për Zhegrovën, por edhe gjithë Kosova ndihet krenare me të. Ai bën Kosovën krenare dhe u jep kosovarëve në arsye të fortë për t’u ndjerë të tillë. Zhegrova nga shkatërroi të dielën, por unë jam i lumtur për të”, është shprehur Rashani.

Rashani dhe Zhegrova janë bashkëlojtarë te Përfaqësuesja e Kosovës.

You may also like