Raportohen disa zjarre aktive në territorin e RMV-së – Shqip

by admin
Spread the love

Qendra për menaxhim me Kriza bën të ditur se sonte janë raportuar disa zjarre.

Pothuajse të gjitha raportimet bëhen përmes numrit 112 dhe bëhet fjalë për zjarre në:

Hyrja në fshatin Rramanli në anën e djathtë, kashtë e djegur. Një zjarr në pyll nga fshati Llojan është duke lëvizur në drejtim të fshatit Vaksincë, është njoftuar TPPE Kumanovë.

Zjarri në liqenin e Mantovës nga kryqëzimi 20 km, janë njoftuar ekipet nga TPPE Shtip.

Arat po digjen përballë fshatit Tenovë (komuna e Bërvenicës) në anën e djathtë, janë dërguar ekipet e TPPP Tetovë për të intervenuar me 1 automjet PP dhe 4 zjarrfikës.

Një zjarr aktiv ka edhe në afërsi të fshatit Ratevicë. Një fushë është në flakë, ndërsa në terren ndodhen 4 zjarrfikës me 2 automjete PP.

You may also like